Skype translator, telefonata të përkthyera në kohë reale

Përkthyesi universal i filmit Star Trek është gati të bëhet realitet. Në hapjen e Konferencës Code në San Francisco, shefi ekzekutiv i Mikrosoftit Satya Nadella ka zbuluar një version demo të Skype Translator, një update i famshëm i shërbimit të telefonit audio dhe video nëpërmjet internetit, e cila do të lejojë të bëni thirrje telefonike me një përkthyes të njëkohshëm për zë dhe titra gjithashtu. Teknologjia është e njëjtë si për Microsoft Cortana, asistent personal i Windows 8.1.Gjatë konferencës, zëvendës presidentit të korporatës të Skype dhe Lync, Gurdeep Pall, i është bashkuar dhe Satya Nadella për një eksperiment praktik. Duke folur në anglisht, ai bisedoi me anë të Skype me një punonjës Mikrosoft të gjuhës gjermane dhe diskutimi i tyre është përkthyer në kohë reale si në tekst ashtu dhe në zë. Teknologjia paraqet një avancim të vërtetë inovative në fushën e përkthimit në kohë reale “zë në zë”.Ai do të jetë në dispozicion në disa gjuhë si version beta për Windows 8.1 deri në fund të vitit dhe më pas do të zhvilliohet nga studiuesit në Mikrosoft dhe inxhinierët e Skype./o.b/oranews.tv/