Rama: BE po shfaq ‘lodhje’ vetëm për Shqipërinë, për Serbinë jo

Ndërsa mbajti një fjalim në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, në lidhje me Europën, Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama, kërkoi nga institucionet ndërkombëtare të njëjtin vlerësim ndaj vendeve që aderojnë për në BE.Duke u ndalur në mënyrë të veçantë te procedura për statusin e vendit kandidat Rama theksoi se nuk e kuptonte “lodhjen” europiane nga zgjerimi në një kohë kur Europa nuk ndihej e lodhur nga ecja e Serbisë drejt saj.“A mund të më thoni që serbët që kanë nisur negociatat janë më pak të korruptuar? Më tregoni mua “lodhje” nga zgjerimi, po si mund të ndieni lodhje për Shqipërinë dhe jo për Serbinë, nëse jeni të lodhur jeni për të gjithë dhe nëse lodhja ndihet vetëm një dikë dhe jo dikë tjetër, atëherë këtu ka diçka që nuk shkon”, theksoi Rama.Ai shtoi se shumica e përfaqësuesve parlamentarë të vendeve të Bashkimit Europian kishin problem të kuptonin se çfarë ishte në vetvete statusi i vendit kandidat. Sipas tij, Shqipëria po kërkon të marrë vetëm atë që i takon dhe jo më shumë.