Shtyhet pa afat seanca gjyqësore për ish ministrat e Kulturës

Astrit Haraçija, Valton Beqiri, Armond Morina dhe Nehat Fejza priteshin të dilnin të mërkurën në seancë gjyqësore për të dhënë përgjegjësi për korrupsion, mirëpo, mediat kosovare raportojnë se një seancë e tillë është shtyrë për afat të pacaktuar.Gjykata e Qarkut e Prishtinës kishte caktuar 10 tetorin për nisjen e seancës për konfirmim të aktakuzës së ngritur nga prokurorja e Qarkut, Drita Hajdari kundër dy ish-ministrave të Kulturës dhe dy producentëve, mirëpo nuk dihet pse kjo seancë është shtyrë.Në prill të këtij viti Prokuroria e Qarkut e Prishtinës ka akuzuar ish ministrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri për shpërdorim të pozitës zyrtare.