Golem, ndërtesa 8 katëshe hidhet në erë me shpërthim të telekomanduar
Golem- Në orën 15:00 ndërtesa 8- katëshe, objekt pa leje, pranë Shkëmbit të Kavajës është hedhur në në erë me shpërthim të telekomanduar nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.Nga shpërthimi janë thyer edhe xhamat e godina përreth.Plot 200 forca policore ishin të pranishme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku u shemb objekti 9-katësh. 100 forca policore, kryesisht speciale nga Tirana dhe 100 forca nga Durrësi ndodhen në zonën e Shkëmbit të Kavajës.Në mbështetje të aksionit të INUK ishte edhe policia e Durrësit e cila morri masa për të bllokuar lëvizjen në aksin rrugor Durrës-Kavajë gjatë orës 14:00-15:00, si dhe banorët të distancoheshin në perimetrin e sigurisë nga vendi ku u krye shpërthimi.INUK ka deklaruar se do të fillojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje të ngritura në mënyrë të paligjshme në aksin rrugor Plepa-Vlorë.(Në foto ndërtesa pas shpërthimit)(Në foto ndërtesa para shpërthimit)
(Video: Kronika e RTV Ora News)