Ky krevat mund të kushtojë 1.5 milionë euro

Puna e diskutueshme e Tracey Emin “Shtrati im”, i kompletuar me bishtat e cigareve, shishet e vodkas, testet e shtatzanisë dhe ndërresat, do të dalin në ankand më 1 korrik. Kjo u bë e ditur nga shtëpia e ankadit Christie, i cili pret për ta shitur atë për një çmim mes 1 milion dhe 1.5 milon eurove. “Kam marrë çdo gjë në dhomën time të shtratit dhe e kam transformuar atë në një instalim saqë kur futet në një hapësirë bosh bëhet mjaft tronditëse për disa njerëz,” tha autori i saj i cili është 50 vjeç sot. Puna e artit bëri debutimin e saj në vitin 1999 në Galerinë Tate në Londër e cila arriti në mesin e finalistëve të çmimit prestigjioz Turner. Ajo ishte blerë më vonë nga manjati i reklamave Charles Saatchi i cili e ekspozoi atë në të gjithë muzetë e botës. Të ardhurat do të përdoren për të financuar hyrjen falas në Galerinë Saatchi në Londër, ka thënë Christie.