Didi me homologun austriak: Fuqizim të bashkëpunimit policor mes dy vendeve

Tiranë- Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit,Artan Didi, zhvilloi sot njё takim me Drejtorin e Pёrgjithshёm tё Sigurisё Publike tё Austrisё, Konrad Kogler. Nё kёtё takim ishin tё pranishёm dhe drejtues tё tjerё tё lartё tё Policisё sё Shtetit dhe tё Policisё Austriake.Nё qendёr tё takimit tё zhvilluar ishte bashkёpunimi i deritanishёm mes dy policive, i cili ёshtё mjaft i hershёm, si dhe identifikimi i fushave nё tё cilat ky bashkёpunim do tё shtrihet nё tё ardhmen, si nё fushёn e krimit tё organizuar e terrorizmit, pastrimit tё parave dhe hetimit tё aseteve kriminale, tё cilat janё dhe prioritete tё Policisё sё Shtetit.Gjatё kёtij takimi u evidentua gjithashtu bashkёpunimi ndёrmjet policive respektive nё kuadёr dhe tё marrёveshje ekzistuese, sa i pёrket krimit tё organizuar dhe migracionit. Nё mёnyrё tё veçantё u vlerёsua kontributi i dhёnё nga Policia Austriake pёr Policinё e Shtetit nё kuadёr tё projektit ILEKU.Po ashtu dhe kontributi i dhёnё nga Policia Austriake pёr Policinё e Kufirit e Migracionit pёrmes ekspertёve nё kuadёr tё Misionit PAMECA, por jo vetёm, duke ndikuar nё rritjen e standardeve dhe cilёsisё sё Shёrbimit tё Policisё Kufitare.Njё tjetёr çёshtje e trajtuar ishte dhe mbёshtetja qё Policia Austriake i ka dhёnё organizatёs SEPCA (Shoqata e Drejtorёve tё Pёrgjithshёm tё Policisё sё Vendeve tё Ballkanit Perёndimor), e cila ka ndikuar nё forcimin e bashkёpunimit rajonal.Tashmё ka objektiva mё ambiciozё sa i pёrket nxitjes sё bashkёpunimit policor ndёrmjet vendeve tё rajonit, jo vetёm nё nivelin qendror, por dhe ndёrmjet ekspertёve.Nё kёtё kuadёr u shkёmbyen ide mbi mundёsinё e zgjerimit tё kёsaj organizate dhe nxitjes sё fuqizmit tё mёtejshёm tё bashkёpunimit ndёrkufitar e rajonal, bashkёpunim i cili i shёrben rritjes sё standardeve tё sigurisё.Nё përfundim tё takimit u konfirmua dhe njё herё gatishmëria pёr fuqizimin e mёtejshёm tё bashkëpunimit ndërmjet policive tё tё dy vendeve, si dhe mbështetja qё Policia Austriake do tё japё pёr rritjen e kapaciteteve tё Policisё Shqiptare, nё ato fusha tё pёrcaktuara si prioritare pёr Policinё e Shtetit.