PD: Rama emëroi një të dënuar për drogë në Prefekturën e Tiranës

Partia Demokratike denoncoi sot emërimin e radhës në administratën e maxhorancës. Zëdhënësja e PD-së  Laura Vorpsi tha se në prefekturën e Tiranës është punësuar një i dënuar për trafik droge.Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Vorpsi u shpreh se në krye të shërbimeve dhe personelit të Prefekturës së Tiranës qëndron një i dënuar me për trafik droge në shtetin grek.“Kryeministri Edi Rama ia ka besuar shërbimet dhe personelin e Prefekturës së Tiranës, më e madhja në vend, një të dënuari me 10 vite burg për trafik drogë në shetin grek. Gehar Gjashta është dënuar fillimisht nga Gjykata e shkallës së parë në Greqi me 16 vite burg, më pas Gjykata e Apelit në Greqi në 2004 ka vendosur dënimin me 10 vite burg me akuzën e mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike." u shpreh Vorpsi duke treguar vendimin e  gjykatës që vërtetonte sipas saj dënimin e Gjashtës."Me këtë vepër penale që ka kryer dhe me dënimin e marrë nga drejtësia greke, Gehard Gjashta plotëson kriteret e Edi Ramës për të marrë një detyrë të rëndësishme, një post kyç në Prefekturën e kryeqytetit. Rilindja e Edi Ramës po rezulton çdo ditë një parajsë për boset e drogës, të cilët jo vetëm kanë riaktivizuar aktivitetin e tyre dhe kanalin e trafikimit duke arritur kulmin e aktivitetit kriminal, por kanë kapur postet dhe zyrat më të rendësishme të shtetit”, tha Vorpsi.

Ja fotokopja e vendimit të gjykatës së Strazburgut për Genard Gjashtën