Rama në Hollandë: Europës i duhet Ballkani, Ballkanit i duhet Europa
Tirane- Në përpjekjen për të bindur skeptikët për t’i hapur rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama po zhvillon ndoshta një nga vizitat më të rëndësishme, por edhe më të vështira.Jo vetëm se Holanda i refuzoi vendit tonë një përgjigje në dhjetor, por edhe sepse vizita e kryeministrit vjen vetëm një ditë, pasi në zgjedhjet për PE triumfuan skeptikët, ku Holanda është në radhët e parë të euroskeptikëve.Megjthatë, kreu i qeverisë shqiptare, në takimet me autoritet me të larta të vendit, ka renditur reformat që Shqipëria ka bërë për të marrë një përgjigje pozitive në 23 qershor.Kryeministri, po qëndron në Holandë me ftesë të homologut Mark Rutte, ftesë për të cilën, burime të sigurta të Ora News, konfirmojnë se ka pasur një ndikim të madh lobues shteti gjerman.Edi Rama dhe homologu holandez zhvilloi një takim të veçantë, ku kreu i qeverisë shqiptare e informoi për reformat dhe nismat e qeverisë sidomos kundër korrupsionit, trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar, që përbëjnë edhe kriteret kryesore për të përparuar në rrugën integruese.Nga ana e tij, Kryeministri Rutte përgëzoi homologun Rama për progresin real që Shqipëria ka shënuar këto muaj dhe mbështetjen për vazhdimin në rrugën e reformave.Në njoftimin për shtyp të kryeministrisë, mungon qëndrimi që ka shprehur kreu i qeverisë holandeze për integrimin e Shqipërisë dhe veçanërisht për çështjen e statusit.Gjatë qëndrimit në Holandë, Rama takimin e parë Kryeministri e zhvilloi me Ministrin e Jashtëm Frans Timmermans, dhe përmes një komentin në Twitter, ai tha se mori vlerësimet e tij për punën dhe qeverisjen bindëse të këtyre muajve.