Greva e të larguarve nga administrata, “Vatra”: Qeveria të dialogojë me grevistët

Greva e urisë e personave të larguar nga administrata kanë shqetësuar edhe Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Shoqata Vatra kërkoi që qeveria të dialogojë me grevistët dhe të zgjidhet problemi që i kanë detyruar ata të futen në grevë urie, gjithashtu Vatra kërkon që të të shmanget politizimi i kësaj çështje.“Nisur nga informacionet që jep media, Vatra, duke iu shmangur politizimit të grevës, i kërkon Qeverisë Shqiptare, që të dialogojë me grevistët dhe të zgjidhë problemet dhe shqetësimet që i kanë detyruar ata të hyjnë në sakrifica sublime duke rrezikuar shëndetin. Humanizmi dhe drejtësia, duhet të jenë motivet e dialogimit dhe të gjenden zgjidhjet”, thuhet në deklaratën e federatës Vatra.Sipas Vatrë-s shkarkimet nga administrata ndikojnë negativisht tek rinia shqiptare që arsimohet në perëndim.“Duke pasur parasyshë se një pjesë prej të pushuarëve nga puna janë arsimuar në Perëndim, Vatra mendon se shkarkimet masive nga puna, ndikojnë negativisht tek masa e rinisë që po arsimohen në Amerikë apo në Europë dhe synojnë këthimin në Atdhe për t'i shërbyer vendit. Pushime të tilla e trembin dhe e frenojnë rininë të këthehet të Atdhe.”Vatra gjykon se duhen rishikuar kriteret militante të shkarkimeve dhe të bëhet zëvendësimi i tyre, jo me të besuar politikë, por të marrin përparësi kriteret profesionale.“Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra sygjeron që qeveria të hyjë sa ma parë në bisedime me grevesitët për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë; humanizmi dhe drejtësia duhet të jenë motivet e dialogizimit për një zgjidhje të pranueshme. Padrejtesitë, nxitjet grindëse dhe korrupsioni nuk e çojne Shqipërinë në Europë.“