Protesta në Tajlandë pavarësisht kërcënimve të ushtrisë

Pas politikanëve, është radha e intelektualëve në Tajlandë. Një valë e re arrestimesh ka pushtuar vendin, nga ana e juntës ushtarake që me anë të grushtit të shtetit ka marrë pushtetin në dorë duke arrestuar dhe ish kryeministren e vendit Shinauatra. Me anë të një deklaratë për shtyp thuhet se ushtria do të mbajë në burg një javë, politikanët, në mënyrë që ata të reflektojnë dhe të risjellin qetësinë në Tajlandë. Por ky veprim perceptohet edhe si masë për të parandaluar figurat më të larta politike në vend që të organizojnë protesta kundërt grushtit të shtetit.E pavarësisht kërcënimeve të ushtrisë dhe vendosjes së kontrollit në vend përmes rregullave të ashpra dhe shtetrrethimit, protesta anti-qeveritare dhe anti-ushtri janë zhvilluar në kryeqytetin Bangkok.Mijëra demostrues kanë marshuar në rrugët kryesore të qytetit, duke kërkuar rikthimin e legjitimitetit në vend dhe rrëzimin e pushtetit të ushtrisë. Përvec pushtetit me dorë të hekurt mbi popullsinë, duket se ushtria ka vënë nën shënjestër edhe mediat. Kështu 18 kryeredaktorë gazetash janë arrestuar nga nga ushtria. Madje zëdhënësi i kësaj të fundit tha përmes televizionit shtetëror se aktualisht në vend nuk funskionon dhe nuk do të funskionojë për një kohë të gjatë, asnjë princip apo liri demokratike."Ne do të vazhdojmë të protestojmë dhe të tregojmë vendin tonë edhe kundër ushtrisë" u shprehën tajlandezët, të cilët po protestojnë për të tretën ditë me rradhë ndërsa ushtria vijon të bëjë thirrje që qytetarët të heqin dorë nga protestat, të cilat mund të precipitojnë në incidente të dhunshme. Të hënën, sikurse raporton BBC, kreu i ushtrisë pritet të marrë në një ceremony ushtarake të gjitha nderimet dhe pushtetin e një mbreti. Pas kësaj ceremonie, junta ushtarake do të mbledhë asamblenë kombëtare legjislative në të cilën do të hartohet një kushtetutë e re e përkohshme dhe do të zgjidhet kryeministri i ri i vendit.