Fier, tërmeti dëmtoi shkollën në Zharrëz, u shkel afati i rikonstruksionit

Fier-Projekti për rikonstruksionin e Shkollës së mesme të Bashkuar "Sotiraq Çapo" në Komunën Zharrëz të Fierit ka kaluar afatet e përfundimit te tij.Mungesa e fondeve ka bërë që rikonstruksioni të shtyhet duke dëmtuar zhvillimin e orëve mësimore të edukimit fizik të nxënësve të kësaj shkolle.Naum Çapo, drejtori i shkolles e pohon kete fakt ndersa shton se lekundjet e tokës të ndodhura në këtë Komunë kanë shkaktuar çarje të mureve ndarëse duke bërë të nevojshme lëvrimin e një fondi tjetër për të rregulluar dëmet.“ Problemi qëndron se investimi nuk përfundoi për shkak të mungesës së fondeve. Në fillim u vendosën 2 milion lekë të reja, firma bëri ndoshta punë më shumë dhe prej dy javësh është lëvruar një tjetër fond prej 10 milion lekë, fond i cili realizon atë që s’është bërë. Ka ngelur kalçeto, terreni sportiv dhe një shtrim me pllaka rreth 900 m katrorë para shkolle dhe rruga që të çon në rrugën kryesore." thotë ÇapoSipas projektit shkolla duhej të kishte përfunduar rikonstruksionin para fillimit të vitit mësimor 2013-2014