Shkodër, 12 njësi vendore gjobë 6 milionë lekë, s'e s'pastruan mjedisin
Shkodër- Dymbëdhjetë njësi vendore në qark mes të cilave edhe Bashkia e Shkodrës, ajo e Koplikut dhe e Vau – Dejës janë gjobitur nga Ministria e Mjedisit për prezencë të mbetjeve urbane në territorin që ato administrojnë.Skadimi i afatit që ishte data 1 Maj e lënë nga Ministria ka nxjerrë në terren inspektorët e mjedisit dhe pas konstatimit që territori vijon të jetë i ndotur nga mbetjet urbane. Gjithashtu janë plotësuar proces verbalet me gjobë 500 mije lekë të reja për njësi.”Ka mbetje të grumbulluara në vendet e papërcaktuara me ligj si dhe administrimi dhe menaxhimi i këtyre mbetjeve, nuk janë në përputhje me ligjin dhe janë gjobitur. Pra kanë marrë dënim administrativ me gjobë 500 mijë lek të reja, kryetarët e njësive vendore, bashkive dhe komunave në Qarkun e shkodrës ku janë rreth 12 për momentin” , tha kryeinspektori, Edmond Tërthorja.Kryeinspektori i mjedisit Edmond Tërthorja sqaron se ndëshkimet do të vijojnë nëse këto njësi nuk marrin masa.“Sigurisht çdo dënim ka pjesën e vet, kjo është e vendosur me ligj, të korigjojë sjelljet e konstatuara dhe të raportoj pranë strukturave përkatëse deri në datën 3-6-2014”, ka shtuar ai.Ministri i Mjedisit Lefter Koka përmes një shkrese zyrtare që u dërgoi kryetarëve të njësive vendore më datë 20 Mars 2014, kërkoi marrjen e masave për menaxhimin e mbetjeve. Në rast se kjo kundravajtje do të përsëritet, do kërkohet edhe shkarkimi i Kryetarit të Komunës apo Bashkisë.