Durrës, sekuestrohen në një trajler 5 kg drogë dhe një automatik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2014, 15:24
Durrës-Policia ka sekuestruar 5 kilogramë hashash dhe një armë automatik në një trajler të një biznesi transporti.Në pranga kanë rënë dy persona, ndërkohë që operacioni i sektorit të antidrogës po vazhdon.Policia nuk jep detaje në lidhje me emrat e personave të arrestuar.Sekuestrimi i lëndës narkotike dhe i armës është bërë gjatë një kontrolli në mjetin e firmës së transportit.Vijon puna për të zbardhur detaje të reja, ndërkohë që trajleri është nën kontrollin e uniformave blu.