Mot i acartë në Ukrainë dhe Rumani

61 persona kanë humbur jetën në Ukrainë si pasojë e temperaturave te ulëta dhe të ftohtit që ka përfshirë vendin.  Termometri shënon minus 25 gradë Celsius.Një përfaqësues i Ministrisë ukrainase të Shëndetësisë tha se 43 persona kanë vdekur nga të ftohtit në rrugë, nëntë janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre, ndërsa nëntë të tjerë kanë vdekur në spital. Trashësia e dëborës  ka arritur ne 50 cm, ndërsa temperaturat gjat3 natës shkojnë minus 28 gradë celsius në pjesën veriore, qendrore dhe lindore të Ukrainës.  Shkurtin e kaluar kur Ukraina u përball me të ftohtit më të ashpër në 6 vitet e fundit humbën jetën 130 persona.Ndërkohë dëbora e madhe ka bllokuar shumë zona në Rumani e ka shkaktuar dhjetra aksidente rrugore në pjesën lindore të vendit. Dëbora dhe erërat e forta kanë izoluar plotësisht të paktën një fshat.Në qarkun Botosany, rreth 350 kilometra në lindje të Bukureshtit, janë përdorur helikopterë për t'u ardhur në ndihmë banorëve me emergjenca apo dhe për të evakuuar të sëmurët.Pika kufitare mes Rumanisë dhe Bullgarisë është mbyllur dhe qindra kamionë dhe makina janë mbërthyer në deborë.  Dhjetë rrugët kombëtare dhe një autostradë janë mbyllur gjithashtu. Në pjesën jugore të vendit, bregdeti i Detit të Zi ka mbetur pa energji elektrike dhe disa shkolla janë mbyllur.