SHBA, takohet grupi i punës për kontrollin e armëve
Një grup pune, i krijuar ng Presidenti Barak Obama dhe i kryesuar nga ZV.presidenti Xho Baiden, mbajti takimin e parë për gjetjen e zgjidhjes për armët pas masakrës në një shkollë fillore në Kënektikat.Puna e Zv.presidentit Baiden është të drejtojë grupin e zyrtarëve të kabinetit dhe shefat e agjencive qeveritare, ndërkohë që ata konsultohen me zyrtarët e qyteteve dhe shteteve, si dhe me të tjerë për të dalë me ide dhe për të përgatirut rekomandimet për Kongresin.Në takim morrën pjesë zyrtarë shtetërorë të ruajtjes së rendit. I pranishëm ishte edhe Prokurori i Përgjithshëm Erik Holder, sekretari i Arsimit, Arne Dunkan, sekretarja e Sigurisë Kombëtare Xhenet Napolitano dhe sekretarja e Shëndetësisë, Kethlin Sibelius.Presidenti Obama ka thënë se kompleksiteti i problemit të dhunës me armë në Amerikë, pëfshirë gjendjen mendore, arsimin dhe të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë, nuk duhet të bëhen pengesë për veprim.Në hapje të takimit, ZV.presidenti Baiden theksoi vendosmërinë e zotit Obama për këtë çështje pas të shtënave në shkollën fillore Sendi Huk në Njutaun të Kënektikatit që la 20 fëmijë të vrarë dhe gjashtë të rritur."Presidenit është tepër i angazhuar për mbajtjen e premtimit të tij se do të veprojë dhe ne do të veprojmë në një mënyrë që ka si qëllim, siç u shpreh ai, që edhe sikur të shpëtojmë një jetë njeriut, ne duhet të marrim masa” tha ai.Presidenti Obama thotë se se do të veprojë pa vonesë, bazuar në rekomandimet e grupit të punës dhe do të sigurojë që propozimet të dërgohen në Kongres që ai të veprojë në kohë.Të shtënat në Kënektikat kanë ngjallur një debat të gjerë, të pashmebullt dhe kanë krijuar kushtet për një farë veprimi. Por vemendja e Kongresit vitin e ardhshëm do të jetë e përqendruar përsëri në çështjet fiskale.Në deklaratat e tij të mërkurën, Presidenti Obama tha se një shumicë amerikanësh mbështesin ndalimin e armëve dhe shitjen e armëve ushtarake dhe municionit të fuqishëm, dhe mbështesin ligje që do të kërkonin kontrollin e të kaluar së personave, para se ata të blejnë armë.