Zgjedhjet europiane, 3 vende të tjera votojnë, pritet avancim i eurofobëve

Bruksel - Zgjedhësit e tre shteteve që iu bashkuan Bashkimit Evropian në vitin 2004, do të votojnë sot për të zgjedhur deputetët e tyre evropianë, ndërkohë që pritet një avancim i partive eurofobe dhe të ekstremit të djathtë.Letonia dërgon tetë eurodeputetë në Parlamenti Evropian, Malta gjashtë dhe Sllovakia 13 nga një total prej 751 eurodeputetësh.Në vitin 2009, data e fundit e zgejdhjeve evropiane, më pak se 20 për qind e zgjedhësve sllovak iu drejtuan kutive të votimit duke e bërë këtë vend kampion të abstenimit në BE.Në Letoni, shumë zgjedhës mund të dezertojnë kutitë e votimit për shkak të motit të nxehtë të njoftuar sot.Rreth 400 milionë qytetarë evropianë janë thirrur të votojnë që prej së enjtes për të zgjedhur 751 deputetët e Parlamentit Evropian.Qendrat e para të votimit u hapën të enjten në Britaninë e Madhe dhe në Holandë, ndekjur të premten nga Irlanda dhe Republika çeke.Zgjedhjet evropiane, të tetat që prej vitit 1979 do të përfundojnë të dielën.Rezultatet e para pritet të dalin dielën pas orës 21:00 GMT, dita e mbylljes së qendrave të fundit të votimit në Itali./ata/oranews online/