Rama në Kazakistan, pritet nga krerët e shtetit, fton biznesin për investime

Kazakistan- Azia e largët po kthehet në një pikë takimesh të shpeshta për kreun e qeverisë Edi Rama, takime që në çdo rast kanë kryefjalë bashkëpunimin ekonomik.Pasi vizitoi Azerbajxhanin, kreu i qeverisë është rikthyer në Azi për një vizitë dyditore në Kazakistan, një nga vendet me tokën më të pasur me rezerva natyrore të gazit, naftës, uraniumit, arit dhe diamantëve, që ia lehtëson ndjeshëm këtë bashkëpunim çdo vendi.Këtë ftesë i drejtoi edhe kreu i qeverisë, Edi Rama Presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev.Rama i shrehu Presidentit kazak, gatishmërinë e qeverisë për të mirëpritur investitorë të Kazakistanit, në fushën e transportit, naftës e gazit, ku Kazakistani është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë, por edhe në fushën e turizmit e infrastrukturës.Bashkëpunim, që sipas Presidentit Nazarbayev ofrohet nga qevria e Edi Ramës, të cilin ai e uroi për fitoren.Nazarbayev iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit Rama për të vizituar së shpejti Shqipërinë, bashkë me një grup sipërmarrësish kazakë, të interesuar për të investuar në Shqipëri.Investitorët kazakë janë sot ndër më të fuqishmit në Europë, me një vëllim investimesh prej 26 miliardë dollarësh.Kryeministri Rama zhvilloi një takim të veçantë edhe me homologun e Kazakistanit, zotin Karim Massimov, ku u diskutua kryesisht për të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.I shoqëruar në këtë takim nga Zëvendës.kryeministri i Kosovës,Behgjet Pacolli, Kryeministri Rama theksoi gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar në fushën e turizmit, energjisë, por dhe të infrastrukturës e transportit.Një nga projektet e mëdha të diskutuara, edhe nga Zëvendëskryeministri i Shqipërisë dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, ishte mundësia e zhvillimit dhe investimit në një sistem hekurudhor modern, që mundëson lidhjen mes porteve shqiptare dhe rrjetit hekurudhor evropian dhe aziatik.Kryeministri Massimov theksoi nevojën për të nënshkruar sa më shpejt dy marrëveshje kryesore, në fushën e nxitjes së tregtisë dhe shmangies së taksimit të dyfishtë mes dy vendeve.Në fund të takimit u firmos edhe një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.