Parcelat me kanabis, të hënën avionët italianë monitorojnë Shqipërinë nga ajri
Avionë të posaçëm të vënë në dispozicion nga policia italiane do të nisin të hёnёn monitorimin e territorit për identifikimin e sipёrfaqeve tё kultivuara me kanabis, me qёllim më pas asgjësimin e tyre.Ky proçes do tё pasohet nga veprimet nё terren tё forcave vendore tё policisё tё mbёshtetura nga forcat speciale, me qёllim asgjësimin e sipërfaqeve tё konstatuara.Për këtë proces një delegacion i policisë italian ka udhëtuar drejt Tiranës për të përcaktuar modalitetin e monitorimit tё territorit pёrmes avionit tё posaçëm, masat pёr kontrollin e territorit pas identifikimit tё sipёrfaqeve tё kultivuara, me qёllim asgjësimin e tyre.Gjithashtu është folur edhe për mënyrat e raportimit tё pёrbashkёt pёr rezultatet, si dhe masat e sigurisё gjatё operacionit.
(Foto gjatë takimit të përfaqësuesve të policisë shqiptare me policinë italiane)Nё kёtё takim ishin tё pranishëm Zv/Drejtorёt e Pёrgjithshёm tё Policisё sё Shtetit, pёrkatёsisht Sokol Bizhga Zv/Drejtor i Pёrgjithshёm pёr Krimin e Organizuar e Krimet e Rёnda si dhe Altin Qato, Zv/Drejtor i Pёrgjithshёm pёr Sigurinё Publike, si dhe drejtues tё strukturave tё luftës kundër drogës dhe bashkëpunimit ndёrkombёtar nё Policnё e Shtetit.Ndёrkohё delegacioni Italian pёrbёhej nga Funksionari i Drejtorisё Qendrore tё Policisё Kriminale, pёrgjegjёs pёr implementimin e operacioneve tё fluturimit, Funksionarё tё Guardia di Finanza, po ashtu dhe drejtues tё Misonit Interforze tё Policisё Italiane nё Shqipёri.Zv/Drejtori i Pёrgjithshёm pёr Sigurinё Publike, Altin Qato, gjatё këtij takimi bёri dhe njё ekspoze tё planit tё veprimit, lidhur me hapat qё do tё ndiqen pёr monitorimin dhe kontrollin e plotё tё territorit.Ky bashkëpunim dhe mbёshtetja e dhёnё nga Policia Italiane, janё njё kontribut i rёndёsishёm nё hapat e ndёrmarrё nga Policia e Shtetit pёr tё goditur kultivimin e bimëve narkotike.10 ditë pas urdhërit të drejtorit të përgjithshëm të policisë Artan Didi për kontrollin e territorit,me qëllim identifikimin dhe shkatërrimin e lëndëve narkotike,duke urdhëruar ngritjen e grupeve të veçanta për këtë fenomen,vjen edhe një masë tjetër për të forcuar luftën kundër kanabisit.