Vdes në aksident 17-vjeçarja, 2 plagosen. Festuan mbylljen e shkollës
Diber- Duhej të ishte një ditë gëzimi, sot, dita e fundit të shkollës, për një grup maturantësh por përfundoi në tragjedi.Klasat e maturës së gjimnazit të Përgjithshëm “Said Najdeni” të Dibrës ishin organizuar me makina të ndryshme për të festuar fundin e shkollës dhe fillimin e përgatitjeve për provimet e maturës.Në grup, disa makina gjimnazistët kanë udhëtuar drejt Bulqizës.Makina tip Audi AA 290 FA, në të cilën udhëtonin 4 adoleshentët dhe që drejtohej nga shoku i tyre Arnold Hoxha, 18 vjeç ka dalë nga rruga pasditen e sotme rreth orës 16:00. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina është batuar duke zënë poshtë 17 vjeçaren.Në aksident ka mbetur e vdekur Irida Reçi 17 vjeçe ndërsa drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë. Nga aksidenti është plagosur lehtë edhe një tjetër maturant.sg/oranews online