Promovimi turistik i Shqipërisë, qeveria fton shqiptarët t'i bashkohen fushatës
Qeveria shqiptare ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen fushatës për promovimin turistik të Shqipërisë. Ftesa ëshë bërë nëpërmjet Drejtorit të Komunikimit në Qeveri, Endri Fuga, i cili i fton të gjithë të vizitojnë faqen newalbania.tumblr.com, për t’ju bashkuar nismës “Ndiq rrugën tënde”. Ndërkohë që ekspertët e “StrawberryFrog” do të bashkëpunojnë ngushtë me Ministria e Turizmit dhe Ministria e Ekonomisë.“Kemi të bëjmë me një lëvizje e cila synon të promovojë vendin tonë dhe duke qenë se bëhet fjalë, në fund të fundit për promovimin e Shqipërisë, Qeveria shqiptare dhe kompania fituese, “StraëberryFrog”, dëshirojnë të ftojnë secilin prej jush të vizitoni faqen e internetit newalbania.tumblr.com, ku jo vetëm mund të shikoni disa nga konceptet e zhvilluara deri më sot, por edhe të komentoni dhe të sugjeroni, duke dhënë mendime, ide të reja, për këtë nismë kaq të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Fugës.Javën e kaluar përfundoi konkursi ndërkombëtar për imazhin e ri të Shqipërisë, ku juria ndërkombëtare përzgjodhi si firmë fituese kompaninë “StraëberryFrog”. Kompani, e cila ka një eksperiencë të gjerë në fushën e promovimit, qoftë në fushën e turizmit, ashtu edhe në fushën e investimeve të huaja.“Sigurisht që puna e deritanishme e bërë nga “StrawberryFrog” ka qenë një punë e izoluar, ndërkohë që në javët në vijim ekspertët e tyre do të punojnë ngushtazi me ekspertë shqiptarë nga Ministria e Turizmit dhe Ministria e Ekonomisë, për të zhvilluar një koncept imazhi sa më profesional, sa më efikas, për realitetin e Shqipërisë, por dhe mënyrën sesi vendi ynë shihet nga të huajt”, shkruan Endri Fuga.