Berisha-Metës: Kur ishe në grevë urie, Rama më kërkoi të të lija të vdisje
Tirane- Ish-kryeministri Berisha zbulon një detaj të nëntorit të 2008 kur një grup deputetësh, mes tyre dhe kreu i LSI-së Ilir Meta, hynë në grevë urie në mjediset e sallës së Kuvendit të Shqipërisë kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.Sot, nga çadra ku prej 3 ditësh një grup prej 16 të larguarish nga admistrata, (me ardhjen në pushtet të së majtës) janë në grevë urie, ish kryeministri Berisha deklaroi se kishte respektuar të drejtën për të protestuar, madje kishte mbyllur edhe sytë në grevat e mëparshme, kur kishte lejuar të konsumohej ushqim. Ndryshe nga Edi Rama i cili i kishte kërkuar që Ilir Metën ta linte të vdiste urie në grevën e urisë së 2008.Madje Berisha i kujton Metës se shkaku pse hyri në grevë urie kishte qenë pikërisht Rama me të cilin sot është aleat në qeverisje.“E kam thënë e po e them prapë, nuk janë përdorur dokumentet kur piceri “Era” edhe ndonjë tjetër u çonin biftekë e pica e mirë bënin. Ata janë respektuar plotësisht."(Shënim: Berisha flet për grevën e 2010-tës të PS-së) Edhe kur zoti Meta në Parlament shpalli grevën për shkak të Edi Ramës dhe jo për shkak timin, dhe ai më thoshte lëre të vdesë, por njeriun në grevë urie e quaj njeri në grevë urie. Dhe nuk kemi imagjinuar presion.(Berisha flet për grevën e Ilir Metës 2008) Apo grevën e të përndjekurve politikë. Këta angazhuan njerëz me kartela shumëvjeçare psiqike dhe i dogjën të gjallë. Prokuroria po i heton, por ne grevën nuk e ndërpremë.(Berisha flet për grevën e të përndjekurve politikë, 2012).Më 11 nëntor 2008 një grup deputetësh të LSI-së, Nard Ndoka i PDK-së dhe Petro Koçi hynë në grevë urie në mjediset e sallës së Kuvendit të Shqipërisë në shenjë proteste kundër hartimit të Kodit të ri Zgjedhor bazuar, sipas tyre, në një marrëveshje të dyshimtë, mes Partise Socialiste dhe asaj Demokratike. Meta gjatë fjalës së tij në parlament atëherë akuzoi të dy krerët e partive, si Edi Ramën e PS dhe Sali Berisha atëherë kryetar i PD-së se po përgatinin shkatërrimin e procesit zgjedhor të 2009.Disa nga deputetët që hynë në grevë urie:Ilir MetaSpartak BrahoNikollaq NeranxiNdre LegisiPellumb XhufiNard NdokaPetro KoçiJa dy foto nga greva e urisë në nëntor 2008 në ambientet e Parlamentit. Fotot u vendosën në dispozicion nga gazetari Roland Qafoku, drejtues i emisionit “Debati në Channel One”
Në foto : Ilir Meta, Petro Koçi Nard Ndoka
Në foto: Spartak Braho, Ilir Meta Nard Ndoka