Gjirokastër, LRI, vlerësim ndaj dëshmorëve të luftës antifashiste
Në kuadër të 70-vjetorit të çlirimit të vendit dhe sensibilizimit për vlerësimin e monumenteve dhe dëshmorëve të luftës antifashiste, të rinjtë e LRI Gjirokastër kanë organizuar një takim sensibilizues në lapidarin e lagjes "Varrosh" me veteranët e luftës nacional - çlirimtare.Gjatë takimit të afërmit e dëshmorëve kanë kërkuar kthimin e vëmendjes ndaj vlerësimit të sakrificës së të rënëve për liri.Kryetari i LRI, Edi Sinoimeri ka bërë apel për më shumë vlerësim ndaj sakrificës së dëshmorëve dhe ka kërkuar nga pushteti vendor më shumë përkujdesje për monumentet e luftës, gati të lëna në harresë dhe të shkatërruara nga koha.Ende nga Bashkia Gjirokastër nuk ka një axhendë të veprimtarive që priten të organizohen në kuadër të 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.Të rinjtë e LRI janë të parët që synojnë të kthejnë vëmendjen e munguar ndaj epokës më të lavdishme të historisë së Shqipërisë.