Kastrati me shërbim të ri në Sarandë, më pranë pushuesve gjatë sezonit turistik

Me hapjen e sezonit turistik verë 2014, “Kastrati Group” lider në sektorin e hidrokarbureve ka përuruar në Sarandë minimarketin “Shmel Expres”.Zëvendëspresidenti i “Kastrati Group”, Leonard Kastrati, tha se përveç hapjes së Shmel Expres edhe në Sarandë “Kastrati Group” sjell kartat bonus që së shpejti do të vihen në ndihmë të konsumatorit për çdo mbushje karburanti.“Është një rrjet i ri supermarketesh që do hapet. Quhet “Shmel ekspres”. Kemi në çdo pikë karburanti Kastrati që ne po i hapim, një rrjet shumë të fuqishëm. Deri tani në fund të sezonit arrin deri në 20 pika dhe në fund të vitit mund të arrijmë deri në 40 pika “Shmel ekspres”.E reja e “Kastrati grup” dhe “Sheml ekspress” është se nga karta bonus që ka “Kastrati grup” do jenë bonuse që do merren për çdo litër karburant që merret”, tha Leonard Kastrati.Kryetari i bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, theksoi se ky investim është një aset i ri që i shtohet qytetit jugor. Ai ftoi bizneset e Sarandës që investimet e tyre t'i venë në funksion të zhvillimit të qytetit dhe turizmit.“Do doja të inkurajoja që investime të tjera të tilla të ketë në qytetitn tonë. Të gjejnë bashkëpunim e bashkisë së Sarandës ,të marrin shembull për t’i përshtatur investimet e tyre në funksion të turistëve, jo vetëm të qytetarit “, tha Çipa.Qyteti i Sarandës është një ndër më të frekuentuarit nga turistët vendas dhe të huaj, që tashmë kanë dhe një tjetër mundësi zgjedhjeje siç është dhe ky investim i ” Kastrati Group”.