Imami: Ministrja e Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit, në mbrojtje të narkotrafikut

Trafiku i drogës është shndërruar në debatin e ditës. Deputeti i Partisë Demorkatike Arben Imami ka vazhduar të hedhë akuza se Ministrja e Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm janë në mbrojtje të narkotrafikut. Sipas tij ushtria shqiptare në këto 20 vjet është në ditët më të zeza. Deklaratat Imami i bëri në “Ora Intervistë” në Ora News me gazetarin Drini Zeqo.“Përpjekja e ministres së mbrojtjes, e zv.ministrit, dhe deklarata e shefit të shtabit të përgjithshëm se NATO nuk ka parë avionë renegatë, është jo vetëm një mashtrim i popullit të këtij vendi, por pa dyshim është një krim. Përpjekje për të mbuluar gjurmët e trafikut, është një mbështetje për narkotrafikun në Shqipëri. Ne nuk kemi folur për FA, ne mund të nxjerrim disa përfundime logjike. Kur ministrja thotë se faktet janë zero, ndërkohë që faktet nuk janë zero dhe këtë ministrja e di. Është dita më e zezë e ushtrisë shqiptarë në këto 20 vjet. Kur ministri dhe shefi i shtabit janë në mbrojtje të narkotrafikut. Është gënjeshtër të thuash që NATO nuk ka parë avionë renegate”, u shpreh ish-ministri Imami.Në lidhje me përdorimin e infrastrukturës ushtarak në trafik droge Arben Imami u shpreh:“Përdorimi i infrastrukturës ushtarak është gjëja më e rëndë që mund të kishte ndodhur në këtë vend. Përdorimi i infrastrukturës është e paimagjinueshme dhe të gjithë njerëzit që kanë përgjegjësi duhet të përgjigjen. Mund të ndodhë që një kamion të lëvizi, por nuk mund të ndodhi që infrastruktura e ushtrisë të përdoret për trafik.”