Korçë, panairi i punës, një mundësi punësimi për të gjithë

Mbi 40 kompani të sektoreve të ndryshëm janë bërë pjesë e panairit të punësimit që është hapur në qytetin e Korçës.Të rinjtë apo edhe kategori të tjera do të kenë mundësi të aplikojnë për punë në sektorët si, bankë,turizëm ,hoteleri ,fondacione bamirësie etj.Për kreun e bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, panairi i punës ka qënë një sukses pasi ai organizohet për të 8-in vit radhazi dhe ofron mundësi punësimi.Për aplikantët e rinj shpresat janë të mëdha pavarësisht kërkesave të kompanive, por ka edhe mosha të mesme të cilat edhe pse nuk zotërojnë një shkollë të lartë shpresojnë të fitojnë një vend pune.Vetëm bashkia e Korçës çdo vit punëson mbi 50 të rinj sezonalë, panairi do të qëndrojë i hapur për 3 ditë.Hapja e tij vjen në një kohë kur niveli i papunësisë është rritur ndjeshëm me kthimin e emigrantëve.