"Ktheni fëmijët tanë në shtëpi " Marshim në emër të fëmijëve të zhdukur

Tirane- Për të gjithë fëmijët e humbur në Shqipëri ndër vite, është zhvilluar një protestë përpara Ministrisë Brendshme, ku është kërkuar nga institucionet punë më e madhe në gjetjen e femijëve, në kuadër të ditës ndërkombëtare për tyre.Kjo është e ema e Mateo Bejaj, 14 vjeçari që ka humbur tre vite më parë në Vlorë, ndërsa edhe kur kanë kaluar kaq kohë nuk dihet asgjë për të. “Mua më ka humbur djali dhe prandaj kam ardhur sot, t’ju bëj thirrje organeve kompetente që kanë në dorë fatin e djalit tim, ta zbardhin çështjen, se ne i kemi të gjitha provat, me figurë dhe zë. Ende nuk po zbardhet çështja, vetëm na thonë po punojmë”, tha nëna e 14 vjeçarit.Altin Hazizaj i “Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijve në Shqipëri kërkoi intesifikim të kërkimeve për gjetjen e fëmijëve.“Në ditën ndërkombëtare të fëmijve të humbur kërkoj nga të gjitha instititucionet përgjegjëse sa më poshtë:“Intesifikimi i e kërkimeve për të gjetur të gjithë fëmijet e humbur në Shqipëri. Krijimin e një proçedure standarde për të përkufizuar qartësisht termin fëmijë i humbur dhe përcaktimin e një procedure të qartë të kalimit nga fëmijë i larguar në të humbur. Trajtimin me emergjencë të çdo denoncimi për rastet e fëmijeve të larguar nga shtëpia dhe shpalljen si fëmijë i humbur të çdo fëmije që nuk është gjetur brenda 6 orëve nga momenti kur është deklaruar i humbur”, tha Hazizaj.Më pas protestuesit u nisën drejt Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkuan hetime më të plota në ngjarje ku kanë humbur të mitur.