Gjermani-Shqipëri, marrëveshje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Gjermania do të mbështesë zhvillimin e të 350 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kjo u arrit pas një marrëveshjeje të nënshkruar me ambasadën gjermane ku parashikohet krijimi i "Nucleus Albania", një organizatë në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të sektorit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.   Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj u shpreh se kjo nismë do të sjell risi për SME-të.“Iniciativa të tilla sigurisht që kanë për ta përmirësuar këtë indeks, kanë për të përmirësuar edhe fleksibilitetin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të reaguar ndaj krizës që është duke kaluar por për të reaguar edhe ndaj sfidave qoftë të sotme qoftë të mesme” u shpreh ministri Ahmetaj.Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman u shpreh se puna në grup sjell më shumë rezultate.“Është e rëndësishme që të punohet si një shoqatë e vetme, të trajnohen njërëzit që do të punojnë sot dhe në të ardhmen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sepse ato mund të bëhen punë krijuese shumë të mira për vendin”, tha ambasadori gjerman.Është e rëndësishme, që të punohet si një shoqatë e vetme, të trajnohen njerëzit që do të punojnë sot dhe në të të ardhmen për ndërmarrjet e vogla dhe tëmesme, pasi ato mund të bëhen punëkrijuese shumë të mira për vendin.Modeli " Nucleus," nëpërmjet organizimit të grupeve të sipërmarrësve nga të njëjtët sektorë, me anë të koordinimit nga një këshilltar, ka si qëllim përmirësimin e biznesit të tyre të përbashkët, duke prodhuar efekte mjaft të mira.