Rëndohet shëndeti i grevistëve, akuza bluzave të bardha: Po na lënë si qen në korridore

Tiranë- Rëndohet gjëndja shëndetësore e grevistëve në ditën e tyre të katërt të grevës së urisë.Tre prej tyre, Petrit Fejzullahi ish-financier në ISKSH, Mehmet Cemurati ish-gardist dhe Ludovik Berisha ish-inspektor zjarrëfikëse në Berat u detyruan të largohen nga çadra për të marrë ndihmën mjekësore.Pas trajtimit ne spital, te tre grevistet jane rikthyer serish ne çadra per te vazhduar greven e urise.Ndërkaq Kryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, akuzoi edhe gjatë pasdites bluzat e bardha se nuk po mundësojnë kthimin e grevistëve që marrin mjekim në spital. Ajo denoncoi bluzat e bardha edhe për mosdhënien e mjekimit në spital, ku deklaroi se grevistët po lihen si qentë në korridore.E gjjithë kjo situatë sipas Qafzezit, është përpjekje e qeverisë për të dështuar grevën. Ajo apeloi Kryeministrin për reflektim.“Po na trajtojnë si qen, janë lënë nëpër korridore dhe nuk po marrin shërbimin e duhur. Janë lënë nëpër korridore pa asnjë lloj mjekimi. Na lajmërojnë kolegët, familjarët e tyre, të cilët po i ndihmojnë në këto momente.Kjo qeveri po sillet shumë keq ndaj nesh. Ne i bëjmë thirrje këtij Kryeministri të reagojë.Përveç se na kanë lënë të papunë, na kanë hedhur në rrugë, sot po sillen keq dhe ndaj shëndetit tonë. Ata nuk po u ofrojnë shërbimin e duhur shëndetësor , përveç shtrimit. Janë në mes të korridoreve të spitalit dhe nuk po trajtohen si duhet. I bëjmë thirrje Kryeministrit të reagojë sepse po sillet shumë barbarisht me ne dhe qeverisë së tij. Shefat e ambulancave na thonë se u është dhënë urdhër që grevistët të mos sillen sërish në grevë me ambulancë, vetëm të dërgohen në spital. Ne përveç se po vuajmë këtu në grevë urie për bukën e gojës, ndërkohë aty nuk marrim asnjë shërbim. Gjëndja shëndetësore ka filluar të rëndohet siç po e shihni. Kolegët tanë kanë shkuar në spital dhe janë rikthyer, i rikthyeri është me ne Cemurati, i cili edhe ai nuk ka marrë shërbimin e duhur shëndetësor por është trajtuar shumë keq nga mjekësia. Kemi marrje mendsh, dhimbje stomaku, rënie tensioni” tha ajo.Ndërkohë grevistët u vizituan paraditen e sotme nga tre deputetë të Partisë Demokratike Albana Vokshi, Jozefina Topalli dhe Mesila Doda. Ora 19:10- Kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilloi viziton e radhës tek greva e urisë e të larguarve nga administrata. Mësohet se bashkë me Bashën, për të parë nga afër gjendjen e tyre shëndetësore kanë shkuar edhe disa deputetë të PD-së, Genc Pollo, Kastriot Islami dhe Tritan Shehu, ndërsa nuk bënë asnjë koment pasi dolën nga çadrat.Ora 19:00- I sapokthyeri në grevë, Ludovik Berisha është ndjerë keq sërish rreth mbrëmjes dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ai është parë të dalë me barrelë nga ambientet e grevës.Ora 13:00 Pas akuzave të grevistëve reagon ASHR: Ambulanca shërbim vetëm për mbulimet në çadërMe njëherë pas deklaratës nga ana e grevistëve ka ardhur edhe reagimi i  Autoritetit Shëndetësor Rajonal ku me anë të një komunikate sqaron se në shërbim të grevës kanë lënë në dispozicion një autoambulancë 24 orë me të gjithë personelin mjekësor.ASHR thotë se ky shërbim jepet për të gjitha problemet shëndetsore që mund të ndodhin aty, ndërsa njofton se është ofruar dhe shërbim higjeno-sanitar me një banjo portative si dhe mjekë specialistë nga QSH për urgjenca specifike.“Në shërbim të grevës kemi lënë në dispozicion një autoambulancë 24/24 orë me të gjithë personelin mjekësor. Ky shërbim jepet për të gjitha problemet shëndetsore që mund të ndodhin aty. Kemi ofruar dhe shërbim higjeno-sanitar, si dhe mjekë specialistë nga QSH për urgjenca specifike”, thuhet në deekratën e ASHR-sëOra 12:45 Qafzezi: Qeveria kërkon dështimin e grevës, s`tërhiqemiKryetarja e Shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, akuzoi bluzat e bardha se nuk po mundësojnë kthimin e njërit prej tyre duke refuzuar të sjellin atë me autoambulancë. Sipas saj qeveria po bën përpjekje që greva e tyre të dështojë.“Njëri nga grevistët Petrit Fejzullahi, u ndje keq, shkoi në spital dhe morri mjekimin e duhur. Tashmë është mirë dhe kërkon të bashkangjitet me ne në grevën e urisë, ndërkohë mjekësia përsëri heziton. Doktori i cili ndodhet në ambulancën mbas çadrës deklaron se: më ka dhënë urdhër shefi që ju ta merrni me taksi dhe nuk mund ta sjellim Petritin përsëri në grevë me ambulancë.Kryeministri jo vetëm që nuk flet dhe ministrant e tij sot po bëjnë gjithëçka që greva jonë të dështojë dhe zëri jonë të mos dëgjohet. Shpresojmë që gjithë kjo situatë të zgjidhet sepse greva jonë vazhdon dhe ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund”, u shpreh Qafzezi.Deputetët e PD në çadrën e grevësOra 11;57 Mesila Doda: Greva nuk është e PD-sëEdhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, e cila ka vizituar paraditen e sotme grevistët në çadrat e tyre, ka theksuar se greva nuk është e Partisë Demokratike por është një nismë e gjithësecilit.Doda ka kërkuar sensibilimin e qytetarëve për të mbështetur këtë kauzë. Ajo është shprehur se kushtet e në të cilat ndodhen grevistët sa vijnë dhe vështirësohen dhe se trajtimi i tyre i tyre në spital nuk është bërë në kushtet optimale.mesila dode(Në foto deputja e PD-së Mesila Doda në çadrat e grevistëve)“Kjo nuk është një grevë e Partisë Demokratike, pasi ne nuk i kërkojmë askujt ta bëjë këtë gjë. Kjo është nisma e gjithsecilit. Mos më pyesni sesa të tjerë do futen në grevë, pasi në etikën time s’do e pranoja ti thoja dikujt të futet në grevë. Ata janë në limitet e tyre dhe personi që është në spital kërkon të vijë sërish në grevë, edhe pse nuk ja lejojnë kushtet shëndetësore. Duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm.Mjekët po kryejnë kontrollet rutinë. Kushtet në fillim nuk ishin të mira. Si fillim e kishin lënë në korridorin e spitalit, e më pas lanë një dhomë enkas për ta. Do kërkoja një sensibilitet për këtë rast, pasi është një nga rastet e vështira. Do kërkoja mbështetje dhe ndihmën e atyre njerëzve që e ndjejnë se kanë disa nga bashkëqytetarët e tyre dhe prania e tyre ka vlerë. Pasi këta persona po bëjnë akte të mëdha. Ata janë në kushte të vështira”, theksoi deputetja e Partisë Demokratike.Ora 11:15  Topalli: Kryeministri Rama ti rikthejë në punëDeputetja e Partisë demokratike i bëri thirrje nga çadra e grevistëve kryeministrt Edi Rama të rikthejë mënjëherë në punë të gjithë të shkarkuarit padrejtësishtë nga administrate. Sipas topallit qeveria ka përdorur metodat enveriste për të larguar mijëra profesionistë nga puna dhe për të punësuar militantët.“Ata janë trima dhe trimëresha. Njerëz që kanë kurajo dhe sakrfikojnë në një akt sublim. Dhe për çfarë? Për një gjë që është buka e gojës, e fëmijëve të tyre, dinjiteti i tyre. Ata kërkojnë një gjë fare të thjeshtë që zotëria që është në atë godinë (tregon nga kryeministria) duhet ta bëjë sepse e ka për detyrë, sepse ja thotë ligji, sepse ja thotë e drejta.Ata janë hequr nga puna në mënyrë krejt të padrejtë si qindra dhe mijëra të tjerë. Këta po sakrifkojnë në një xhest sublime për tu respektuar dhe për tu nderuar në emër të gjithë atyre vajzave, djemve, burrave dhe grave që janë hequr me një letër ku shkruhej: Përzënë nga puna sepse është marrë me veprimtari politike. Kjo është kulturë enverizmi. Kjo është enverizëm në sjellje, në të menduar dhe në të vepruar.I kërkojë kryeministrit Edi Rama të kthejë në punë menjëherë këta burra dhe gra që sakrifikojnë në emër të të gjithë të tjerëve që janë hequr nga puna. Ftoj kryeministrin të shikojë vuajtjen dhe sakrificën e këtyre njerëzve. Për të drejtat e njeriut, për punën e mohuar, për poshtërimin që janë përpjekur për tu bërë përmes përzënies nga puna për arsye politike, por mbi të gjitha për bukën e gojës për fëmijët e tyre”, u shpreh Topalli.Orën 9:55, Petrit Fejzullahi, ish-financier në ISKSH Petrit Fejzullahu, ka ndjerë shqetësime dhe ka humbur ndjenjat.Ora 9:15 është dërguar me urgjencë drejt spitalit Petrit Cenmuarti, ish-gardisti i cili pati luhatje të tensionit dhe shqetësime të tjera, të cilat i detyruan mjekët ta dërgonin atë për ndihmë mjekësore.Menjëherë kanë mbërritur dy mjekët të cilët po asistojnë minutë pas minute grevën dhe gjendjen shëndetësore të grevistëve.Gjatë paradites së djeshme me të shkarkuarit nga adminsitrata u bashkuan edhe dy  grevistë të rinj, por në orët e pasdites çadrën e kanë lënë Gladiola Bardhoshi dhe një grevistë tjetër, pasi kanë shfaqur probleme me shëndetin. Ndërkohë që në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme, grevistët janë vizituar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Të larguarit nga administrata pas ardhjes në pushtet të së majtës, vazhdojnë grevën e urisë prej orës 21:00 të 21 majit.Ja çfarë ndodhi ditën e tretë të grevës:Në orën 22:49 Nertila Qafzezi: Mjekët refuzojnë të na mjekojnë“I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të reagojë për këtë sjellje të doktorit. Mungesë humanizmi e theksuar. Sot na refuzohet një e drejtë për t’u mjekuar. Gladiolën e kanë nxjerrë nga spitali, me arsyetimin se nuk ka krevate. Dy nga grevistët janë me dhimbje koke”.Në orën 20:35 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha viziton grevistët në çadrat e ngritura para Piramidës. Vizita e Bashës vjen disa orë pasi një nga grevistët la grevën për arsye shëndetësore. Basha ka shprehur shqetësimin se qeveria po bën sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon. Ai akuzoi ramën se po tregohet i pashpirtë ndaj këtyre familjarëve. Ai deklaroi se kjo nuk është një greve politike dhe asnjë zyrtar i shtetit nuk ka marrë mundimin të vijë.“Deri tani siç e keni parë këtu ka pasur një prani të qytetarëve por edhe te opozitës. Por akoma asnjë zyrtar i shtetit nuk ka treguar njerëzillëk për të ardhur. Kjo është një greve njerëzore jo politike sepse këta kanë hallin e tyre personal dhe paraqesin zerin e 8 mijë qytetarëvë të larguar nga puna, që janë hedhur në mes të rrugës pa asnjë shpjegim. Ajo që na shqetëson është jo vetëm pashpirtësia e Edi Ramës ndaj këtyre familjareve, pro edhe pashpirtësia e tij në formën e shurdhërisë, arrogancës, përbuzjes për fatin e bashkëqytetarëve”, tha Basha.“Përtej mosndjeshmerisë është e pafalshme dhe përpjekja për të turrur disa zorraxhinj mediatik në një përpjekje për të nxirrë një sakrificë sublime që është greva e ursië.Zoraxhin me qira ka dhe do ketë gjithmonë, problemi është që një kryeministër në vend të ballafaqohet me një përgjegjësi bën të shurdhrin por këtu bëhët fjalë për jetë njerëzish dhe presin vetëm drejtësi”, u shprej kryedemokrati BashaNë orën 16:55 Gladiola Bardhoshi në ditën e 3-të të grevës së urisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Kjo e ka detyruar grevisten Bardhoshi që të lerë çadrën, duke e çuar numrin në 15 nga 16 që ishte në orët e paradites. Gladiola Bardhoshi ka shfaqur probleme me tensionin dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.Ka shkuar në 15 numri i grevistëve të urisë në sheshin para piramidës. Dy  grevistë të rinj u bashkuan sot me të shkarkuarit e tjerë të adminsitratës gjatë paradites.Sot paradite mbështetje grevistëve iu dha edhe nga protestuesit e opozitës pas protestës që ata zhvilluan pas kryeministrisë. Ndërkohë rreth  orës 15:00 pranë tyre shkoi edhe ish kryeministri Sali Berisha.Ish kryeministri Berisha tha se greva e të shkarkuarve nga puna është grevë "për bukën e gojës" dhe nuk mund të bëhet paralelizëm me grevën e 2010 të deputetëve të PS-së. Madje as me qëndrimin që vetë ai mbante ndaj grevave të urisë dhe qëndrimin që Rama mban aktualisht.“Grevë urie që të dyja, e para ishte grevë partie e dyta greva e kafshatës së bukës. Dhjetra deputetë të PS-së u futën në grevë nën moton hap kutitë të çlirosh vizat. Menduan se do bllokonin vizat e do hapeshin kutitë ““Kur Rama humbi cdo arsye e dërgoi njerëz tu konfiskojë çadrat, ç’ka sipas disa burimeve që duhen verifikuar, drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë një urdhër të tillë, ata nuk duhej të shkelmoheshin. Jashtë kësaj ne morëm masa.  E kam thënë e po e them prapë nuk janë përdorur dokumentet kur piceri Era edhe ndonjë tjetër u conin biftekë e pica e mirë bënin. Ata janë respektyar plotësisht. Edhe kur zoti Meta në Parlament shpalli grevën për shkak të Edi Ramës dhe jo për shkak timin dhe ai e thoshte lëre te vdesë por njeriun në grevë e urie e quaj njeri në grevë urie. Dhe nuk kemi imagjinuar presion. Apo grevën e të përndjekurve politikë. Këta angazhuan njerëz me kartela shumëvjeçare psiqike dhe i dogjën të gjallë, prokuroria po i heton por ne grevën nuk e ndërpremë.” tha Berisha.Ikën nga greva mjekja Koçiu Ka zgjatur vetëm një ditë greva e urisë për mjeken Mimoza Koçiu, e cila iu bashkangjit grevës së të shkarkuarve nga administrata paraditen e djeshme. Mësohet se mjekja është larguar nga çadra, ndërsa nuk dihen ende arsyet e largimit.Ndërsa një tjetër person hyri  në grevë. Ai është Leonad Strazimiri i cili punonte në Drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror.Greva e urisë së grupit të të shkarkuarve nga administrata vijon në ditën e saj të tretë.Ata janë vendosur në 2 çadra pranë Kryeministrisë, ndërkohë dje në orën 13:34 nisi puna për ngritjen e një tjetër çadre në lulishten përpara Piramidës.Gazetarja jonë, Erblina Mile,informon se 14 grevistët gjatë natës kanë pasur dhimbje koke dhe luhatje tensioni, ndërsa situata vijon e qetë. Gjatë ditës së djeshme një nga grevistët e urisë ka shfaqur probleme shëndetësore.Grevës së urisë gjatë ditës së sotme pritet ti bashkohen edhe persona të tjerë, të cilët do ti bashkangjiten po ashtu edhe protestës së opozitës.10 të larguarit nga administrata pas ardhjes në pushtet të së majtës, vazhdojnë grevën e urisë prej orës 21:00 të 21 majit, ndërsa paraditen e së enjtes grupit të parë iu bashkuan 4 persona te tjere, mes tyre dhe mjekja që la sot grevën.Deputetët e PD-së kanë vizituar herë pasë 14 grevistët e ngujuar në çadra. Ata kanë kërkuar të sqarojnë se kjo grevë nuk është e organizuar nga ata, por ata e mbështesin pasi është një kauzë që e kanë ngritur për shqetësim dhe e mbrojnë si opozitë.