Meta- Danielsoon: Bashkëpunimi mes palëve, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe rrugës së BE-së
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka shprehur Drejtorit të Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, domosdoshmërinë e bashkëpunimit me të gjitha palët, në funksion të prespektivës europiane.“Kuvendi është përqendruar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e pavarura, me shoqërinë civile dhe me grupet e interesit. Kuvendi është i gatshëm të rrisë rolin e tij në funksion të mbikëqyrjes dhe të avancimit të axhendës parlamentare përmes parimit të gjithëpërfshirjes”, ka thënë Meta.Meta dhe Christian Danielsson kanë diskutuar për reformat e ndërmarra nga qeveria, duke vlerësuar si primare, reformën administrative e territoriale dhe reformën në fushën e drejtësisë. Ata kanë ndarë bindjen e përbashkët për nevojshmërinë e avancimit të këtyre reformave, përmes pjesëmarrjes aktive të të gjithë palëve dhe në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Bashkimit Evropian.Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka vlerësuar përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj procesit të zgjerimit dhe veçanërisht ndaj Shqipërisë.“Shpreh besimin se progres raporti i ardhshëm i Komisionit do të reflektojë punën e bërë gjatë këtij viti në drejtim të përmbushjes së prioriteteve të axhendës evropiane”, është shprehur Meta.Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta ka theksuar rëndësinë e ndarjes së politikës nga drejtësia dhe ka shprehur shprehu vullnetin e maxhorancës për të punuar me opozitën dhe me faktorët e tjerë të shoqërisë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.Gjatë takimit ata kanë diskutuar mbi përgatitjen e progres-raportit të Komisionit Evropian, ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimet e fundit politike në vend.