Tepelenë, ishte shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari

Tepelenë- Policia e Tepelenës arreston një person të shpallur në kërkim për vjedhje. Klodian Shehu,35 vjeç nga Tepelena, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve, u kap gjatë një operacioni policor në aksin rural Tepelenë- Dhemblan.Ky shtetas ishte i shpallur ne kerkim,pasi nga grumbullimi i provave shkencore rezulton te jete autor i vjedhjes me thyerje te magazines se shtetasit A.G.ndodhur ne muajin dhjetor te vitit 2012. Nga kontrolli i ushtruar ne banesen e tij u gjeten materialet e vjedhura ne magazinen e shtetasit A.G., si kompresor ajeri, troko,matrapik etj.Ndërkaq materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.