Kosovë, shpërthim në veri të Mitrovicës, dëme materiale

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Mitrovicën veriore 2 orë pas mesnatës së 22 majit. Mediat kosovare shkruajnë se shpërthimi ka ndodhur para argjendarisë ‘Murga’ që ndodhet në rrugën ‘Lola Ribar’ në veri të Mitrovicës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale. Kjo argjendari ishte grabitur ditë më parë, si dhe ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në dritaret e disa dyqaneve, banesave, por edhe të disa automjeteve që kanë qenë të parkuara në afërsi. Shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiç ka thënë për Kosovapress se shpërthimi që ka ndodhur dyshohet të jetë bombë