Korçë, projekt për vendosjen e kamerave në akset e qytetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2014, 19:49
Vendosja e sistemit të kamerave në akset më problematike të qytetit të Korçës është projekti i cili pritet që së shpejti të vihet në zbatim.Prefekti i Qarkut Korçë, Ardit Konomi ka bërë me dije se ai është në fazë studimi dhe do të disiplinojë qarkullimin e automjeteve në qytet.Njësia Rajonale e Qarkullimit Rrugor Korçë në bashkëpunim me misionin Pameca , kanë marrë masa të reja në forcimin e kontrollit në drejtim të ndëshkimit të kundërvajtjeve administrative për shkelje të Kodit Rrugor.Drejtoria e Policisë së Qarkut Korcë ka planifikuar masa konkrete për përmirësimin e parametrave të qarkullimit rrugor në qarkë,kjo referuar edhe sezonit turistik, ku numri i automjeteve rritet ndjeshëm.