Fier, pas apelit në “Ora News” ndihmohet familja Braçaj
Fier- Tre femijët e familjes Braçaj do të kenë mundësi të paktën për disa kohë të plotesojnë nevojat e tyre ekonomike.Kontribues të ndryshëm i janë përgjigjur apelit për ndihmë pas kronikës së transmetuar në radio televizionin "Ora News".Rajmonda Duka, koordinatore rrjetit social shqiptar, "edybler" ka vendosur të lidhë një ndihmë sociale prej 20 mijë lekësh të reja në muaj për të lehtësuar jetesën e kësaj familjeje. Kjo ndihmë do i jepet për 6 muaj rresht të paktën derisa kryefamiljari të gjente një vend pune për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për jetesën.Pak ditë më parë familja Braçaj bëri thirrje për ndihmë në Ora News për gjendjen e veshtirë ekonomike në të cilën jetonte.Madje kryefamiljari kanoste se mund të ndërmerrte dhe një akt ekstrem të “vrasjes së tre djemëve të tij" nëse shteti nuk do t’i gjente një vend pune, pasi e kishte të pamundur për tu kujdesur për ta.Edhe pushteti vendor i ka premtuar gjetjen e një vendi pune për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për jetesën.