Shqipëria 5 qëndra urbane, Bashkitë e tjera nuk përmbushin kriteret europiane

Shqipëria ka vetëm 5 qendra urbane sipas kritereve të Bashkimit Europian. Në një aktivitet ku u diskutuan gjetjet e Censusit 2011 Drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergji Filipi shpjegon se Bashkimi Europian ka metoda të ndryshme të vlerësimit dhe nga 37 qendra urbane vetëm 5 plotësojnë kushtet e vendosura. Qytetet që përmbushin standardet europiane si qendra urbane janë Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani dhe Vlora.“Kemi 32 Bashki që kanë edhe qytete edhe fshatra. Kemi në vend një bashki që ka vetëm fshatra, kemi dhe një bashki që s`ka qytet fare. Doli e nevojshme analiza në këtë optikë më të detajuar shikimi. Në Shqipëri ka 37 qëndra urbane, por brenda këtyre 37-ve vetëm 5 kanë këtë lloj dominancë. Nuk thotë Bashkimi Europian kujt do i vëmë emrin qytet, se nuk i takon as Bashkimit Europian dhe as INSTAT-it të vendosi se kë do quajmë ne qytet dhe fshat. Ky është një fenomen vendimmarrës i shoqërisë dhe i strukturave drejtuese edhe në nivel lokal edhe në nivel qëndror të shoqërisë”, tha Gjergj Filipi.Në bazë të përllogaritjeve të EUROSTAT ndryshon edhe niveli i popullsisë që jeton në fshat me atë që jeton në qytet. Numri i popullsisë urbane sipas kritereve të BE-së eshtë 58 për qind, ndryshe nga përkufizimi ligjor shqiptar qe e llogarit ketë shifër ne vleren 47.7 për qind.Kjo do të thotë se një numër i madh popullsise, e cilesuar deri tani si pjesë e zonave rurale, tashmë do të jenë pjesë e zonave urbane.