Kapet 89 kg kokainë në Ekuador, do vinte në Shqipëri
Tirane- Plot 89 kilogramë kokainë me destinacion Shqipërinë janë sekuestruar nga autoritetet e Ekuadorit.Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme ekuadoriane, e cila në faqen e saj zyrtare shkruan se gjatë një operacioni policor në qytetin e Guajas u sekuestrua sasia e narkotikëve e cila do të udhëtonte drejtë Portit të Durrësit.Agjentët fiskalë dhe policia e anti-narkotikëve kishin vënë në hetimi një shtetas me inicialet Homar L. i cili ishte arrestuar për krime të ndryshme dhe posedim lendësh narkotike.Deri tani autoritetet kanë mundur të sekuestrojnë në qytetin e Guajas 9 ton drogë që nënkupton një goditje të fortë ndaj rrjetit ndërkombëtar të trafikut.Shefi i antinarkotikut të Guajas, Omar Baez Paredes tha se agjentët e shërbimeve të inteligjencës bashkë me qentë e antidrogës kanë kontrolluar kontanierët ku fshihej droga, e cila u gjet nën një dysheme të dyfishtë e paketuar në 80 pako.Kontanierët ishin në pritje për tu transportuar përmes detit në anije që po tregtonin produktet ekuadoriane në tregjet ndërkombëtare.Sasia e drogës do të kalonte në tregjet botërore përmes portit të Guajakuil, por inspektimi i policisë ndërpreu planet e trafikantëve.Hetimet vijojnë për të zbulur rrjetin e trafikut ndërkombëtar.