Opozita para kryeministrisë, Basha: Shndërroi vendin në bazë narkotrafiku "Rama ik"
Tiranë- Për gati një orë mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës në emër të “Aleancës kombëtare kundër drogës” protestuan sot paradite para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre Rama është përgjegjës për situatën e trafikut të drogës.Kryetari i Partisë Demokratike duke mbajtur fjalimin në podiumin e ngritur në krah të godinës së kryeministrisë tha se Tirana, jugu dhe veriu janë sot në shesh për t'i thënë Ramës të ikë pasi "Vendi nuk ka nevojë për adjutant dhe peng të trafikut të drogës""Është këtu Tirana zemra e vendit, është këtu jugu dhe veriu, janë shqiptarët në këmbë, shqiptarët në shesh, shqiptarët e bashkuar pa dallime politike, shqiptarët kundër një armiku shumë të rrëzikshëm që po kërcënon vendin tonë, po minon bazat e civilizimit, po kërkon të prishë traditat tona, të marrë peng dhe të shtypë liritë tona, të asgjesojë ëndrrën tonë europiane. Ky armik është droga, është narkotrafiku me përmasa të frikshme i ngritur në sistem me një shpejtësi të pabesueshmegjatë 5-6 muajve të fundit. Është oligarkia financiare e bosëve dhe baronëve akoma të paprekshëm të drogës që administrojnë këtë ndërmarrje kriminale tashmë gjiganteske me symbyllje, syshkelje dhe përfshirje të Edi Ramës dhe kupolës së tij. " tha Basha, ndërkohë protestuesit thërrisnin "Rama ik"Basha the se Shqipëria meriton statusin edhe për këtë protestë që i jep një mesazh të madh të gjithë bashkë Europës dhe SHBA."Shqipëria nuk është narkotrafiku por populli i saj i lirë, nuk është xhungla e një grushti oligarkësh të drogës por demokracia e qytetarëve të saj. Edi Rama, kryeministri akoma në detyrë që ka rënë moralisht ditën e rënies së avionit në Divjakë, si simbol i drogës me avion është sot më larg se kurrë me këtë Shqipëri të punës dhe nderit parimeve dhe vlerave. "Sipas Bashës, "Ramës i ka ngelur vetëm të zgjedhë orën e largimit orën e dorëheqjes. Nuk mund të qeverisë dhe të marrë përgjegjësinë për narkotrafikun e ngritur në sistem dhe përfshirjen qeveritare”Fjalimi i plote: Basha: Rama ik je përgjegjës për trafikun e drogës, zgjidh orën e largimitProtesta e nisur rreth orës 11:36 me një marshim përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" u vendos para kryeministrisë ku mbajti fjalën edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.Më pas rreth orës 12: 40 me pankarta në duar "Në këmbë kundër kundër drogës Rama në shtëpi" "Edi Koka Edi Droga:" Stop Escobarama", protestuesit iu drejtuan çadrave ku prej tre ditësh janë në grevë urie 15 të shkarkuar nga administrata pasi në qeveri erdhi e majta.Këtë herë protestuesit ishin më të shumtë në numër se në protestën e së enjtes së kaluar para Parlamentit ndërsa burime nga PD i thanë Ora News se të pranishëm në protestë kanë qenë rreth 150 mijë vetë. Sa mbaroi protesta nuk vonoi dhe reagimi i Ramës.Ora 12: 24 Rama ironizon: Rrota e avionit te ish-qeverise ngeci ne bulevard. Kryeministri Edi Rama reagon në facebook duke ironizuar protestën e opozitës, por dhe të drejtuesit e saj.
Ora 12: 11 Protestuesit pranë çadrës së grevistëveProtestuesit u larguan nga kryeministria dhe mbështetësit u drejtuan drejt çadrave ku prej 21 majit 14 përfaqëues të shoqatës së të larguarve nga puna janë në grevë urie.Ora 11: 58 Basha: Rama shndërroi Shqipërinë në bazë narkotrafiku “Vendi nuk ka nevojë për adjutant dhe peng të trafikut të drogës. Shndërrimi në një bazë të narkotrafiktu është pabesia më e madhe” tha Basha. Protestuesit kanë zënë bulevardin Nënë Tereza, nga piramidare deri tek kryeministria.Një orë nga fillimi i protestës ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në shesh para Kryeministrisë.Përmes faqes së tij zyrtare në fb, Berisha ftoi shqiptarët të protestojnë kundër njeriut që me qeverine e tij ka bere Shqiperine vendin me te te pasigurte ne Europe. Ndërsa ka informacione nga gazetarët se në Lezhë janë ndaluar 3 autobusë me protestues.Ora 11:00 Drejtuesit e opozites i bashkohen protestes Para kryeministrise edhe kreu i PD-se dhe drejtuesit e tjerë të lartë të PD-së dhe Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kreu i PDK, Nard Ndoka i janë bashkuar marshimit i cili tashmë ka nisur.Ora 10:56 Protestuesit nisin grumbullimin para Kryeministrisë (Ne foto: Pak para fillimit të protestës)