Greva e urisë, Nertila Qafzezi: Rama mban përgjegjësi për largimet tona, të reagojë ose nuk dalim nga cadrat

Kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga adminitrata, Nertila Qafzezi në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” Live nga çadra vetëm pak minuta pasi nisi greva e urisë deklaroi se kjo ishte e vetmja mënyrë pas një sërë protestash për rikthimin e tyre në adminsitratë.Sipas saj Edi Rama mban përgjegjësi për largimet dhe kërkon kryeministrit të reagojë ndryshe nuk do të dalin nga çadraNertila Qafzezi: Prej shumë muajsh kemi nisur protestat tona në të gjitha institucionet përkatës . Greva e urisë është forma më e rëndë e protestës, të cilat nuk janë pak, por 8 mijë të larguar nga puna. Ne kemi bërë takim me ministren Harito, e cila nuk mban përgjegjësi për këto largime, kjo do të thotë se në këtë shtet vendos Edi Rama. Vjen policia dhe na ul çadrat, kjo tregon se policia nuk është në krahun tonë. Ne jemi administrata e larguar nga detyra.Ilva Tare: Nga 10 personat në grevë, a keni vendim gjykate për tu kthyer në punë?Nertila Qafzezi: Unë personalisht e kam të fituar këtë gjyq dhe tashmë proçedurat e apelit janë më zgjatura dhe jemi në apel.Ilva Tare: A nuk po ju përdorin ju për arsye politike?Nertila Qafzezi: Jo absolutisht, ne ishim te vetëm ndaj dhunës qytetare, ne kërkuam ndihmë, policia po na dhunonte, nuk po na lejonte të kryenim protestën tonë, ne sot kemi nevojë për mbështetje.Ilva Tare: A keni kontaktuar meministrin Veliaj? Çfare ju kanë thënë ata?Nertila Qafzezi: Ne kemi berë protestën kur ishte panairi i punës, kemi bërë protesta para parlamentit, kemi takuar ambasadorin gjerman, ministren Harito.Çfare ju kanë thënë? Asnjë pergjigje, pervec se janë tallur me ne? Në ç'kuptim?Kanë buzëqeshur.Ilva Tare: Zonja Harito ça përgjigje ju ka dhënë?Ka thënë se nuk mbajmë përgjegjësi dhe ka ngritur supet lartë.Ilva Tare: Cila është kërkesa juaj?Nertila Qafzezi:8 mijë të larguar nga puna nuk janë pak, ne kërkojmë rikthimin në punë se janë larguar me shkresa ristrukturimi. Janë vendosur persona militantë të PS, se këta persona nuk janë vendosur në konkurs.Të vendoset meritokracia në këtë vend, ne i bëjmë thirrje kryeministrit të jap përgjigje se ne nuk dalim nga kjo çadër