Plagosen me thikë të riun, arrestohet 50-vjeçari, në kërkim nipi i tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Maj 2014, 08:35
Përmet-Arrestohet një nga autorët e plagosjes së 19-vjeçarit, Edmond Mamushi në Përmet. Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 50-vjeçarit Artan Hoxha, ndërsa kanë shpallur në kërkim nipin e tij, 28-vjeçarin J. Hoxha.Xhaxha e nip plagosën me thikë mbrëmjen e djeshme Edmond Mamushin. Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:00 pas një konflikti mes tyre.Sipas burimeve të policisë i plagosuri,Edmond Mamushi, ka marrë plagë të rënda. Ai u transportua dje me helikopter për në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku dhe po merr ndihmën mjekësore.