Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vizitë surprizë në Shkup
Maqedonia- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen mbërrin sot Shkup për një vizitë të paparalajmëruarNjoftimi mbi vizitën është bërë i ditur edhe nga kabineti i sekretarit të përgjithshëm Rasmusen në faqen zyrtare të Aleancës Veriatlantike.Rasmusen do të takohet me kryeministrin Nikola Gruevski, ministrin e jashtëm Nikola Popovski, ministrin e mbrojtjes Talat Xhaferri dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.Në këto takime siç bëhet e ditur do të mbizotërojnë zhvillimet e fundit në Maqedoni, duke përfshirë tensionet dhe trazirat në Shkup, por edhe zgjedhjet e fundit.Ndërsa në fokus do të jetë edhe integrimi i vendit në NATO dhe implementimi i procesit të reformave.Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet edhe kontestit të emrit, dhe pritjeve të vendit për marrjen e ftesës për anëtarësim në Samitin e radhës të Aleancës.