Nisin zgjedhjet për PE-në, Holanda e Britania votojnë të parët

Britanikët dhe hollandezët votojnë sot të parët, për të zgjedhur kreun e ri të Parlamentit Europian, proces i cili do të zgjasë në mbarë kontinentin europian, për 4 ditë me rradhë.Në Britani, interesi i publikut nuk është aq i lartë sa në Bruksel, por gjithsesi sipas sondazheve, duket se fitues do të rezultojë "Partia për Pavarësi" e Britanisë së Madhe.Megjithatë duket se nuk mbetet pas as Nigel Farage me "Partinë konservatore të Punës" me në krye të fushatës temën anti-emigracion. Madje ndaj tij, nuk kanë munguar kritikat kohët e fundit, pas fyerjeve ndaj emigrantëve gjatë kohës së fushatës, duke theksuar se partia e tij nuk ka nevojë për votat e tyre.Edhe në Hollandë, pikërisht "Partia për Liri" e drejtuar nga Geert Wilders, me fokus tek politikat në luftën kundër emigrimit, pritet të jetë në krye. Madje Wilders, nisur nga politikat e përbashkëta të partive të tyre, i ka kërkuar britanikut Farage një aleancë por ky i fundit është distancuar duke theksuar se Britania dhe Hollanda kanë politika e tradita të ndyshme.Të pyetur nëse kanë shpresë për një të ardhme më të mirë të Europës, votuesit, qofshin ata britanikë apo hollandezë, janë shprehur se deri më tani kanë mbetur të zhgënjyer, pasi institucionet europiane nuk kanë ndikuar as në hapjen e vendeve të reja të punës dhe as në përmirësimin e ekonomive të tyre.Por deri të dielën e 25 majit, të 28-të vendet anëtare të BE-së, do të kenë votuar për të zgjedhur kreun e ri të institucionit më të lartë, PE. Për punën më të mirë e më të lakmuar në Bruksel, sikurse është komentuar nga mediat në Europë, garojnë 5 kandidatë, të 5-të emra të njohur nga partitë kryesore politike të Parlamentit Europian, ku një mbështetje të madhe deri më tani ka siguruar kandidati më i ri në garë, lideri i partisë së majtë Syriza në Greqi, Aleksis Tsipras.