Akuzat për drogë, Berisha: Shqipëria, Kolumbia e Europës. Rama ik!

Akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj qeverisë se është e përfshirë në drogë nuk kanë të ndalur dhe se Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës. Berisha ka bërë një përmbledhje të raportimeve në mediat e huaja dhe thekson se nga Europa vijnë kronika çdo ditë për drogën. Duke iu referuar drogës në Gjermani ai thekson se nga 30 tetori 2013 e deri tani janë kapur 5.6 ton drogë nga Shqipëria. Kurse në Itali sot janë sekuestruar 1 ton drogë po nga Shqipëria. Sipas tij ka vetëm një zgjidhje: “Ik Edvin Droga”.Shkrimi i plotë i Berishës në FB:Droge, droge dhe vetem droge. Ediskobari shnderron Shqiperine ne Kolumbine e Europes!Te dashur miq, nga Europa kronika per Shqiperine çdo dite droge dhe vetem droge. Mediat gjermane njoftojne keto dite se nga 30 tetori 2013 e ketej, vetem ne Bavari jane kapur 5.6 ton droge nga Shqiperia.Mediat italiane njoftuan sot se 1 ton droge nga Shqiperia u kap ne Itali, 520 kg u kapen tre dite me pare ne Bolzano ne nje kamion me destinacion Hollanden. Me Greqine, tre muajt e fundit, te dhenat zyrtare deshmojne se eshte 8-fishuar sasia e droges se trafikuar nga Shqiperia!! Ka vetem nje zgjidhje: IK Edvin Droga!! IK!! IK!! IK!! Sb