Kadeli: Qeveria, punë të organizuar kundër narko-trafikantëve

Deputeti i LSI ,Gjovalin Kadeli, i ftuar në " Ora e Intervistes " është shprehur mbi qëndrimin që ka mbajtur opozita dhe presionin e vazhdueshëm ndaj qeverisë shqiptare, në lidhje me luftën kundër narko-trafikantëve.

"Ashtu siç opozita po ngulmon ne luften e saj kundra qeverisjes, po kështu dhe qeveria po i përgjigjet me një monedhe tjetër , me atë detyrimin ligjor që ka për të përmbushur ndaj shqiptarëve,lidhur dhe me këtë aspekt shumë të rëndësishëm të këtij vëndi. Lufta kundër narkotikëve ka qënë një luftë e vazhdueshme në Shqipëri, por ka patur dhe oshilacionet e veta në raport dhe me ngulmimet e politikës . E duke qenë se kohët e fundit është shtuar më shumë presioni nga opozita , gjithashtu narko-trafikantët po vazhdojnë të jenë në kulmin e tyre të lulëzimit të trafikut , në të gjitha rastet , jo vetëm në Shqipëri , nga përvoja mbarë botërore, ky sektor ka vemendjen maksimale të qeverive. Por është një hap përpara shtetit në shpikjen e formave , metodave të trafikimit , pra të transportit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.Keshtu që edhe Shqiperia nuk ka si ngelet jashtë kësaj strategjie."

Kadeli ka theksuar më tej se Opozita ka të drejtë të kritikojë qeverinë , në mënyrë që ta nxisë atë për të përmbushur detyrimet që i takojnë .

"Këtu nuk bëhet fjalë për hap para opiozitës , fjalën e kam për hap para trafikantëve. Opozita është në të drejtën e saj të ngulmojë , të luftojë, të nxjerrë në pah të gjitha të metat e Qeverisë, në mënyrë që ta nxisë atë në përmbushjen e detyrimit.   Por kjo tregon më së miri kohët e fundit se Qeveria është në rrugën e duhur është në një luftë pa kompromis me narko-trafikantët, gjë që e tregon më së miri rasti , një rast jo vëtëm i cili Opozita shprehet se ngeli në   rërë , por kemi raste të tjera me dhjetëra", u shpreh Kadeli.

Kadeli ka deklaruar se për të luftuar trafikun e drogës Policia e Shtetit është e mirëorganizuar.

"Lufta kundër trafiku pasqyrohet në mirëorganizimin e policisë, që do të thotë , që dhe reforma në polici është bërë në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur."  theksoi deputeti i LSI.

Gjovalin Kadeli 2