Rama përshëndet dezinsektimin e bregdetit: Turizëm pa mushkonja

Operacioni për dezinsektimin e bregdetit në prag të sezonit turistik veror është përshëndetur sot nga kryeministri Rama. Ndonëse edhe ky operacion nuk i ka shpëtuar përfshirjes në akuza për trafik të lëndëve narkotike.Përmes rrjetit social Facebook Rama shkruan: “Po ribehet nga qeveria pas 23 vjetësh operacioni për dezinsektimin e bregdetit në prag të verës. Turizëm pa mushkonja”.Ky program do të shtrihet edhe në Vlorë, Orikum, Divjakë, Gjirin e Lalzit dhe Lezhë.Për këtë proçes që nisi më herët në Divjakë, Partia Demokratike akuzoi mazhorancën për trafik droge nëpërmjet ajrit. Për këto akuza, Rama deklaroi se opozita i ngatërron avionët e dezinsektimit të mushkonjave me avionë transportues droge.