Itali, shqiptarja bën lindje të parakohshme dhe mbyt foshnjën

Një ngjarje tragjike është shënuar në një provincë të Italisë, ku një emigrante shqiptare ka mbytur fëmijën e saj.Mediat italiane që reforojnë ngjarjen shkruajnë se gjithçka ka nisur si një abort spontan, por më pas është zbuluar se pas saj fshihej një skenar vrasjeje, ku fajtore është vetë nëna.Ngjarja është shënuar në qytezën e Busto Arsicios, në provincën e Varezes. Mediat thonë se autore e këtij krimi është një 21-vjeçare shqiptare emri i të cilës nuk bëhet i ditur.Më 25 prill ajo lindi fëmijën e dytë, ndërsa ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë. Pasi ka kryer krimin në rrethana makabre lehona shqiptare u deklaroi karabinierëve, që fëmija kishte lindur e vdekur. Por nga autopsia rezultoi, që foshnja, e seksit femër, kishte lindur e gjallë dhe kishte vdekur si rezultat i mbytjes në ujë dhe i plagëve në kokë. Ndërkaq, mjekët janë të sigurt, që shqiptarja ka pirë një ilaç, që i ka nxitur artificialisht shterzimet, duke provokuar lindjen e parakohshme të bebes.Pas verifikimit të akuzave, është bërë e mundur arrestimi nga policia italiane e emigrantes shqiptare, e cila ishte nisur për në Shqipëri.Shqiptarja aktualisht gjendet në seksionin e femrave të burgut të qytetit të Moncës.Ndërkaq, policia italiane thotë se po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet që detyruan nënën e re shqiptare të kryente krimin.