Hetim për trafikun e drogës, PD: PS-LSI kanë frikë nga transparenca

Tirane- Selia blu tha sot se refuzimi kokëfortë i maxhorancës për komision të ri hetimor për drogën, është një tjetër provë e përfshirjes së shumicës në narkotrafik.Sipas deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi: "Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dje sanksionon se komisioni hetimor është një e drejtë e pacënueshme e opozitës në rolin e saj kushtetues për të kontrolluar qeverinë dhe mazhorancën dhe se mazhoranca nuk mund ta pengojë opozitën të hetojë dhe të bëjë transparencë."Por deputeti Oerd Bylykbashi tha se ky vendim nuk do ta ndalojë opozitën nga bërja e transparencës."Rama dhe Meta kanë frikë nga transparenca mbi trafikun e drogës që po përmbyt rrugët, detin dhe ajrin, po alarmon Italinë dhe Greqinë fqinje dhe dje tronditi edhe Gjermaninë me sasinë rekord së drogës së kapur. Ky refuzim kokëfortë është një tjetër provë për përfshirjen e mazhorancës në narkotrafik.Rama dhe Meta nuk mund të fshehin më avionin dhe fuoristradën e drogës që ngecën në rërën e Divjakës duke i transformuar në mushkonja dhe buburrecë. Ata nuk mund tu mbyllin gojën dhjetëra dëshmitarëve që denoncuan nga Gjadri, Bedati, Divjaka apo Kardhiqi. Ata nuk mund ta fitojnë betejën me median e lirë duke i kërcënuar me kokë të prerë dhie.Rama dhe Meta nuk i mbyll dot gojën policive të alarmuara të vendeve fqinje që po kapin sasi rekord droge. Aq më pak mund t'ia mbyllin gojën opozitës duke i kërcënuar me hetim nga komisioni i tyre marionetë apo duke i mohuar në shkelje të kushtetutës ngritjen e komisionit hetimor." tha Bylykbashi.Një ditë më parë konferenca e kryetarëve hodhi poshtë kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor përrritjen e trafikut të drogës dhe përgjegjësit për këtë fenomen.sg/oranews online/