Kur proteston Lazarati
Avioni i rrëzuar në Divjakë ka marrë vëmendjen e opinionit publik, për mendimin tim padrejtësisht. Një pjesë e qytetarëve janë të kuriozuar. Të tjerë bëjnë humor në rrethe sociale e kafene.Dhe disa të tjerë hedhin romuze për ata që shqetësohen nga droga dhe hashashi.Këta të fundit janë ata që mbështesin idenë e legalizimit dhe përdorimit personal të marijuanës edhe në Shqipëri.Pavarësisht debatit të ditëve të fundit politika e shqetësuar me fluturakun që ra në rënën bujare të Divjakës, nuk është marrë seriozisht me idenë e legalizmit edhe sepse ndoshta sondazhet nuk e nxjerrin mirë nivelin e përkrahjes qytetare për një vendim të tillë.Sikundër mund të ketë interesa të një pjese të trafikantëve, që sic thonë publikisht politikanët janë të përfaqësuar në Parlament.Megjithatë edhe pse duket rutinore e me gjasë e bezdisshme kjo kulturë - me tha dhe I thashë – që buron nga gojët e politikanëve më aktivë ne këtë vend duhet të marrë fund, për ti lënë radhën prokurorisë të flasë.Problemi është që as politika nuk ka kulturën të presë dhe as nuk e ka lënë prokurorinë të krijojë kulturën e veprimit në emër të ligjit e pandikuar nga çfarëdolloj presionesh financiare e politike.Të njëjtin zell për moskrijim kulture të ndëshkushmërisë e kanë mbjellë edhe në plantancionet e drejtësisë dhe rezultati është ky që kemi sot. Vendime gjykatash e gjykatësish, të cilat nuk ka hashash që i bën të duken të drejta e të paprekura nga gjykime mjegulluese të korrupsionit, meqenëse jemi të gjithë si shoqëri nën ndikimin e tymit çudibërës.Të vetmit të kthjellët në protestën e 15 Majit përpara Kuvendit të Shqipërisë u shfaqën drejtuesit vendor të Lazaratit dhe mbështetësit që Partia Demokratike ka në këtë fshat ku kultivuesit e marijuanës nuk e kanë njohur për më shumë se një dekadë autoritetin e shtetit.Më cinikët thanë se tani që qeveria Rama po përpiqet të mbyllë linjat e trafikut, lazot siç njihen shkurtimisht banorët e fshatit me famë ndërkombëtare, kanë gjithë të drejtën e mundshme për të protestuar.Madje ata nuk keqkuptohen edhe po të kërkojnë rikthimin në pushtet të opozitës së sotme, me të cilën sic e tregojnë faktet dhe tonelatat e kanabisit të mbjellë në vite e pushtetit të tyre i kishin fijet e lidhura jo vetëm për lojëra qesharake futbolli.Protesta e Lazaratit duhet të merret seriozisht nga qeveria Rama ashtu sikundër po aq seriozisht do të duhej të funksiononte shteti për të sekuestruar pasuritë marramendëse të fituara përmes trafikut të drogës që mban në jetë ekonominë informale dhe çmimet e ndërtimeve në Tiranë në nivele stratosferike. Por a ka vërtet vullnet dhe mundësi qeveria ti kundërvihet “shtetit” të Lazaratit dhe të ngjashmëve të tij në Fushë Krujë dhe Shkoder, si dhe regjimit të instaluar prej tyre?