Ushtria nis operacionin e pastrimit të bregdetit, angazhohen1380 ushtarë

Me moton "Shqipëria është e të gjithëve, ta mbajmë pastër", 1380 ushtarë dhe 79 mjete të Forcave të Armatosura kanë zbarkuar sot në bregdetin shqiptar. Aksioni është përqëndruar në pastrimin e rërës, por edhe të akseve kryesore që të drejtojnë në këto pika turistike. Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare inspektuan punën e forcave të armatosura në plazhin e Rrjollit në Velipojë.