Burrat më të shkurtër jetojnë më gjatë, gjetja e fundit e shkencës
Shkencëtarët kanë gjetur dëshmi që tregojnë se burrat më të shkurtër do jetojnë më gjatë, përballë atyre që janë 5 pëllëmbë më të gjatë.Ky lajm duket se do të jetë i mirëpritur nga yjet e Hollivudit, Ronnie Corbett, Jamie Cullum and Tom Cruis, edhe pse hulumtimet konfirmojnë se gjatësia ka rëndësi.Një studim ka treguar se meshkujt e rritur pesë pëllëmbë më poshtë, do të jetojnë më gjatë se rivalët e tyre shtatëlartë.Një studiues tregon: “ sa më shumë të zgjatesh, aq më pak jeton”.Skuadra e tij, në Universitetin e Havait, ka zbuluar se meshkujt e shkurtër, janë të prirur të kenë një formë mbrojtese nga geni i gjatësisë, FOXO3, duke çuar në masë më të vogël trupore gjatë zhvillimit të hershëm dhe një jetë më të gjatë.Meshkujt e shkurtër mund të kenë nivel më të ulët të insulinës dhe më pak kancer.Studimi ka përfshirë më shumë se 8000 meshkuj amerikanë me prejardhje japoneze, të lindur mes viteve 1900 dhe 1919. Kushtet e jetesës dhe shëndeti i këtyre njerëzve janë ndjekur nga afër dhe studiuar nga studiusit ndër vite.Për shkak të komplekseve dhe inferioritetit, ata nuk kanë rrugën më të lehtë në jetën e tyre, por do të jenë ata që do qeshin të fundit.