Kapen 47 ton cigare kontrabandë, do hidheshin në tregun shqiptar, vlera 10 mln $

Plot 47 ton cigare kontrabandë  vlera e së cilës shkon në 10 milionë dollarë, e planifikuar për t’u hedhur në tregun shqiptar është bllokuar gjatë një operacioni të antikontrabandës. Ngarkesa me cigaret kontrabandë, të markave të ndryshme, u bllokua në anijen me flamur të Tanzanisë “Era 1”. Anija ishte nisur  nga Veriu i Qipros dhe më 16 maj u bllokua pas dyshimeve që kishin lindur pasi ishte larguar pa leje nga Gjiri i Vlorës.