Zbulohet dinosauri më i madh që ka ekzistuar në tokë

Fosilet të një dinosauri që besohet se është krijesa më e madhe që ka ecur ndonjëherë në tokë, janë zbuluar në Argejntinë.Siaps paleontologëve, bazuar në kockat e mëdha të kafshës, besohet se bëhet fjalë për një dinosaur të lartë gati gati sa një pallat 7 katësh. Ata theksojnë gjithashtu se dinosaur në fjalë duhet të ketë peshuar afërsisht 77 ton, sa 14 elefantë afrikanë së bashkë dhe gati 7 ton më shumë se dinosauri Argentinosaurus, që mbante rekordin më parë.Shkencëtarët besojnë se kjo është një specie e re e titanosaur. Mbetjet u zbuluan fillimisht nga punonjësi i një ferme në qytetin perëndimor të Patagonit në Argjentinë. Përvec kockave të dinosaurit, gjatë gërmimeve u gjetën edhe eshtrat e 7 persona.Dyshohet se ky dinosaur të ketë jetuar, sipas paleontologëve, 95 - 100 milionë vjet më parë. Sipas shkencëtarëve, ky dinosaur mqs nuk ka një emër sepse ishte i panjohur më parë, do të mbajë emrin e fshatit ku u gjet.dinosaur2